“Albanian Files”/ Protestuesit paralajmërojnë kallëzim ndaj Ramës
Gjatë protestës së djeshme, aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri të ditur se nesër në orën 10:00 do të depozitohet një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, padia lidhet me përmbajtjen e librit “Albanian Files”. Paralelisht me protestën, aktivistët kanë ndërmarrë edhe një nismë për mbledhjen e firmave nga qytetarët, si pjesë e kësaj nisme.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me këtë botim, duke sqaruar se nuk është autor i tij, por vetëm ka kontribuar me një parathënie. Ai e cilësoi librin si një tekst me nota autoironike, duke theksuar se nuk përmban qëndrime politike.
Ndërkohë, dita e djeshme e protestës është shoqëruar edhe me tensione gjatë orëve të paradites, ku pranë Kuvendit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe disa shoqërime në komisariat.
Protesta vijon të mbetet aktive dhe me pjesëmarrje masive çdo ditë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



