E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti mban fjalimin e fundit si Kryeministër në detyrë
Publik News

Albin Kurti mban fjalimin e fundit si Kryeministër në detyrë

“Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”- Albin Kurti mban fjalimin e fundit si Kryeministër në detyrë. Si e konsideron qeverinë “Hoti”. 

 

Kurti ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së tij, teksa ka shtuar se  Qeveria Hoti është e kotë.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre. Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre”, ka thënë ai në video.

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend.

“Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”, thotë ai.

Në fund të videos, Kurti ka paralajmëruar rikthim në pushtet, teksa ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti.

“Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.