E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti viziton Fishtën në 557-vjetorin e ‘Besëlidhjes së Lezhës’, Mrizi i Zanave i dhuron libra të vyer të poetit tonë kombëtar
Publik News

Albin Kurti viziton Fishtën në 557-vjetorin e ‘Besëlidhjes së Lezhës’, Mrizi i Zanave i dhuron libra të vyer të poetit tonë kombëtar

Sot është 557-vjetori i “Besëlidhjes së Lezhës”, një ditë e shënuar për Shqiptarinë, ditë në të cilën u bashkuan të gjithë princat shqiptarë, me në krye Gjergj Kastriot Skënderbeun.

U bënë disa organizime dhe nuk munguan vizitat nga trevat shqiptare jashtë kufijve tanë. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës së bashku me deputetë shqiptarë të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi vizitoi varrin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit, si dhe restorantin e njohur “Mrizi i Zanave”.

Sipërmarrësi Altin Prenga ka publikuar disa foto me kreun e VV, teksa thotë se nga shtëpia e Fishtës atij iu dhuruan disa libra nga vepra e shquar e poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta.

Shënimi i Prengës

Sot në ditën e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës kishim privilegjin të kishim miq në Fishtë zotin @Albin Kurti dhe atdhetarë tjerë nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi.

Simbolikisht tek Shtëpia e Fishtës i dhuruam disa libra të veprës së poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta. Gëzuar 2 Marsin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.