E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleancë apo koalicion me LSI-në? Ja reagimi i Lulzim Bashës…
Lajme

Aleancë apo koalicion me LSI-në? Ja reagimi i Lulzim Bashës…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në.

Në një intervistë televizive, Basha theksoi se ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri, në vetëdijen e të gjithë forcave politike, të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe të forcave të tjera politike, si e vetmja rrugë për tu përballur me këtë të keqe të madhe është lënia mënjanë e çdo diference tjetër dhe bashkimi për kauzën e drejtësisë dhe të qeverisë antimafia si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Partia Demokratike pretendon dhe po fillon të ndërtojë një aleancë vlerash me gjithë qytetarët, jo thjeshtë me faktorët politike, me intelektualët, me faktorët ekonomikë, me studentët, me të rinjtë dhe të rejat në veçanti në funskion të një zgjimi të madh kombëtar për tu përballur me të keqen dhe për të diktuar ne fundin e krimit të politikë dhe politikës të lidhur me krimin dhe politika e diktuar me krimin të diktojë fundin e Shqipërisë demokratike”, theksoi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.