Aleatët e PD pas takimit me Bashën: Zgjedhje nuk bëhen me Edi Ramën në krye të qeverisë!
Aleatët e PD-së sapo kanë përfunduar takimin me kreun demokrat Lulzim Basha në selinë e PD. Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi dha një deklaratë për mediat menjëherë pas takimit, në të cilën tha:
Do të vazhdojmë me protestat në rrugë derisa të gjejmë një zgjidhje pozitive për Shqipërinë. Siç e shihni dhe vetë se zgjedhjet këtu nuk mund të bëhen, nuk mund të administrohen me në krye zotin Rama. Ky është mesazhi kryesor. Këtë diskutuam sot dhe këtë do të diskutojmë deri në datën 30.
Protesta do të vazhdojnë, do të analizojmë pjesën më të mirë të tyre, sepse ne nuk bëjmë protestë për protestë, siç mendojnë disa, por se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur për vite me radhë.”
“36 Bashki janë pa kandidat alternativë, nuk ka garë. Këta po përpiqen që të gjejnë kandidat, dhe iu themi që sot kanë nisur manipulimet zgjedhore, ne nuk do të lejojmë që të ketë zgjedhje në 30 Qershor.
Do të rezistojmë deri në fund, sa të ketë një zgjidhje për Shqipërinë, jo për Lulzim Bashën, as për ne. Nuk mund të administrohen zgjedhjet me Edi Ramën, këtë diskutuam sot, dhe këtë do të diskutojmë derinë fund”, u shpreh Shehi.
Lidhur me mbajtjen e protestës së radhës së opozitës, aleati i Bashës nuk dha një datë konkrete, po u shpreh se qëndresa do të vijojë, dhe Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të kundërshtojë në çdo formë mbajtjen e zgjedhjeve farsë.
Shehi shtoi se komunikimet me ndërkombëtarët do të vijojnë, në mënyrë që vendi të ketë zgjedhje ne standarde.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



