E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, reagon PD: Është i shkarkuar, nuk plotëson asnjë kriter
Lajme

Alibeaj apeloi vendimin e Gjykatës, reagon PD: Është i shkarkuar, nuk plotëson asnjë kriter

Grupi i Sali Berishës i mandatuar nga Gjykata Civile e Tiranës për të drejtuar Partinë Demokratike, ka reaguar pas ankimimit që paraqiti sot në Gjykata e Apelit kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Në reagimin e tyre për mediat, ata theksojnë se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë të drejtë legjitime për ta bërë këtë veprim pasi ai është shkarkuar nga posti i nënkryetarit të PD dhe nuk e përfaqëson partinë në asnjë marrëdhënie me të tretët.

Reagimi i plotë

Nga mediat jemi vënë në dijeni që nën emrin e Partisë Demokratike është paraqitur një kërkesë ankimore kundër vendimit nr.1346/222 dt.25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nënshkruar nga Enkeled Alibeaj.

Së pari, sqarojmë se askush nuk mund të ndërmarrë veprime në emër të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD dt.11 dhjetor 2021, ka mandatuar si të vetmin organ drejtues të Partisë Demokratike Komisionin e Rithemelimit të Partisë. Gjithashtu, Kuvendi ka shkarkuar Z. Alibeaj si nënkryetar i Partisë Demokratike. Pra, nuk përfaqëson PD në asnjë marrëdhënie me të tretët.

Së dyti, përsa i takon kërkesës ankimore, ajo është paraqitur nga persona të palegjitimuar të bëjnë ankim kundër vendimit të mësipërm të gjykatës.

Kodi i Procedurës Civile përcakton:

Neni 442/a
Ankimi

“Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”

Pra, vetëm palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proçes mund të bëjnë ankim. Askush tjetër.
Me “palë“ kuptohet i padituri dhe personi i tretë.
Me “pjesmarrës te tjerë” kuptohet Avokati i Shtetit, i Popullit ose Prokurori atëherë kur ligji ua detyron pjesëmarrjen në një proces civil.
Ankimuesi, në këtë rast, nuk ka qenë as palë e as pjesëmarrës në proçes dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret legjitimues për tu ankuar.

Ky gjykim është zhvilluar komform proçedures pa të paditur, pa persona të tretë dhe pa asnjë pjesmarrës tjetër. Vetem me “kërkues” Komisionin e Rithemelimit të PD. Njëlloj si në të gjitha rastet e tjera të këtij tip procesi.

Në këto kushte, Sekretaria e Gjykatës ku është paraqitur kërkesa ka detyrimin tua kthejë mbrapsht atë komform kritereve të Kodit të Proçedurës Civile.

Së fundmi, PD denoncon aktin Basha – Alibeaj si përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të mbajtur peng vulën e PD kundër vullnetit të shumicës së demokratëve të shprehur qartë në kuvendin e tyre më 11 Dhjetor 2021 dhe të çertifikuar në kutitë e votimit më dt. 6 mars 2022.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.