E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj: Kandaitatët e PD-së në zgjedhjet lokale duhet të përfaqësojnë të gjitha flukset në bazë
Publik News

Alibeaj: Kandaitatët e PD-së në zgjedhjet lokale duhet të përfaqësojnë të gjitha flukset në bazë

Të dalim të bashkuar përballë regjimit të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri thirrje këtë të martë për bashkimin e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për media në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Alibeaj tha se qëllimi i grupimit që ai përfaqëson ka qenë dhe do të jetë bashkimi i Partisë Demokratike përballë regjimit të Ramës.

Alibeaj bëri thirrje që opozita të dalë në zgjedhjet lokale, me një kandidatë të përbashkët i cili përfaqëson të gjitha flukset në bazën e partisë.

“Ka vetëm një pal dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.