E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj mbledh sot grupin, çfarë pritet t’u komunikohet deputetëve demokratë
Lajme

Alibeaj mbledh sot grupin, çfarë pritet t’u komunikohet deputetëve demokratë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 10 e 30 në selinë blu për të diskutuar në lidhje me raundin e tretë për Presidentin e Republikës.

Takimi  i sotëm do të jetë për t’u komunikuar deputetëve pretendimin e opozitës se maxhoranca ka shkelur marrëveshjen e arritur të mërkurën e kaluar dhe, për pasojë, PS ka humbur besimin e PD-së, ndaj qëndrimi pritet të jetë që edhe në raundin e tretë të mos ketë një propozim nga ana e opozitës.

Kujtojmë që Alibeaj pretendon që kandidati për President të vinte si një kandidaturë e opozitës, por që në Parlament të depozitohej edhe me firmat e maxhorancës. Kërkesë kjo që u refuzua nga socialistët, të cilët ishin dakord për të diskutuar për një kandidaturë konsensuale, por pa dhënë firmat e maxhorancës. Sakaq, kujtojmë që Fatmir Mediu dhe Mesila Doda i bënë presion Alibeajt në Konferencën e Kryetarëve që opozita të ketë një propozim.

“Ne si deputetë jemi betuar për të respektuar Kushtetutën. Kushtetuta e ka përcaktuar si zgjidhet Presidenti. Është e pafalshme që Kuvendi t’i humbasë solemnitetin zgjedhjes së qytetarit të parë të vendit, për t’i dhënë atij autoritetin e nevojshëm, por të bëjë të kundërtën në diskutime krejt të pavlefshme. Çështja nuk është si do të veprojë maxhoranca. Sepse të dyja palët jemi në përgjegjësinë tonë për të ofruar konsensus. Do t’i bëj thirrje opozitës. Duhet të dalim me një kandidaturë të vetme që ne të futemi në një proces serioz për të zgjedhur një autoritet moral. Pavarësisht diferencave të vogla, nëse nisemi për të gjetur një kompromis, ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Ne duhet të çojmë një kandidaturë në raundin e tretë. Përpara se të kërkojmë përgjegjësi nga pala tjetër, do duhet të gjejmë përgjegjësi te vetja jonë”, tha dje Mediu në Konferencën e Kryetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.