E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj publikon dokumentet që ka firmosur Rama: Ja ku faktohet se kompania është e regjistruar në parajsa fiskale
Politikë

Alibeaj publikon dokumentet që ka firmosur Rama: Ja ku faktohet se kompania është e regjistruar në parajsa fiskale

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka publikuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dy dokumente që sipas tij faktojnë dhënien e Portit të Durrësit një kompanie offshore.

Sipas Alibeajt, referuar vendimit te firmosur nga kryeministri Edi Rama, Shoqëria Symphony Real Estate Development shpk, të cilës i është dhenë statusi “Investitor Strategjik” është në pronësi 100% të shoqërisë Simphony Invest Limited, e cila rezulton e regjistruar ne parajsa fiskale.

“Vendimi me firmën e Edi Ramës, Nr. 14/6 datë 02.12.2021 “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik procedurë e veçantë” për projektin e investimit “Marina & Jahtet e Durrësit” (Durrës Yachts & Marina) me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k me nuis/nipt m11726006h dhe ortak të vetëm Symphony Invest Limited, me numër regjistrimi 355663 dhe garantues financiar NSHMI Development L.L.C me numër regjistrimi 1155255 licencë 727523, Dubai, EBA”.

Akti i Themelimit: Fakton se, Shoqëria Symphony Real Estate Development shpk, të cilës i është dhenë statusi “Investitor Strategjik” është në pronësi 100% të shoqërisë Simphony Invest Limited, rregjistruar në Corporate Center, Cayman Island (Ishujt Kajman)

Për sqarim: Simfoni Investiment është e regjistruar në Ishujt Kayman, parajsë fiskale, që jo vetëm krijon hapsira për të mos paguar taksa, por ofron edhe anonimatin e aksionarëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.