E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Goxhaj niset për kurim jashtë vendit: Shpresoj të kthehem i shëruar
Publik News

Altin Goxhaj niset për kurim jashtë vendit: Shpresoj të kthehem i shëruar

Pas më shumë se dy javësh që la spitalin Infektiv, avokati Altin Goxhaj ka lënë sot vendin, për të marrë kurim jashtë shtetit, për gjendjen e vështirë shëndetësore të cilën po kalon.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shoqërohet nga babai i tij dhe nga regjisori Kastriot Çipi, ndërsa thotë se pas 11 vitesh shpreson që të kthehet totalisht i shëruar.

“Duke u nisur për trajtim të specializuar mjekësor jashtë, (1 muaj pas goditjes që më dhanë ditët e para të Nëntorit por dhe trajtimit shpëtimtar në Spitalin Infektiv).

Kthehem pas 11 ditësh shpresoj i shëruar pasi pasojat e helmimit më kanë lënë pa fuqi krejt dhe me shumë komplikacione. Lajm i mirë është që kam lënë cigaren. Shihemi pas 11 ditësh dhe më uroni fat”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Avokati i njohur prej gati një muaji ka kaluar një komplikacion shëndetësor, ndërsa shkaqet mbeten ende mister.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.