AMA dhe Komisioni i Pavarur i Mediave vizitë në DASH
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftohet se përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDoëell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.
Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku bëhet me dije se theksi u vu tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propagandës.
Teksa njoftohet ndër të tjera se takimet në SHBA vijojnë, duket se për AMA-n dhe KPM-në ky takim ka qenë i një rëndësie të lartë , përpos gjithë problematikave ende të pazgjidhura në transmetimet audiovizive.
Kujtojmë se për një sërë problematikash të mëdha në televizione përfshi këtu propagandën, promovimin e dhunës, bullizmin apo gjuhën seksiste Autoriteti i Medias Audiovizive nuk ka reaguar dhe i ka kaluar këto problermatika në heshtje duke i lënë të harruara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



