E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada e USA, nuk fton Prodën në ceremoninë e FBI për SPAK
Lajme

Ambasada e USA, nuk fton Prodën në ceremoninë e FBI për SPAK

Ambasada e SHBA publikon video nga trajnimi i FBI për SPAK dhe BKH, mungon drejtori i Policisë së Shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një video nga përfundimi i një programi trajnimi të udhëhequr nga Federal Bureau of Investigation për hetuesit e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Sigurisë, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn.

Nga pamjet e publikuara bie në sy mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në aktivitet ishin të pranishëm drejtuesit e institucioneve kryesore të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, përfshirë kreun e SPAK, Klodian Braho, drejtuesin e BKH-së, Joni Keta, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë. Kreu i Policisë së Shtetit mungonte jo vetëm fizikisht, por edhe në materialin vizual të shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Arsyet zyrtare të kësaj mungese nuk janë bërë publike. Megjithatë, përjashtimi i drejtuesit të një institucioni kyç për rendin dhe sigurinë, në një aktivitet të nivelit të lartë me mbështetje amerikane, vlerësohet nga njohës të zhvillimeve si domethënës.

Ilir Proda përballet me çështje të hapura me drejtësinë. Më herët është raportuar se SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të një hetimi për rrjedhje të sekretit hetimor gjatë një operacioni, në periudhën kur ai drejtonte Policinë e Elbasanit. Emri i tij është përmendur gjithashtu në lidhje me persona të krimit të organizuar dhe për përgjegjësi institucionale në ditën kur mbështetës të Erion Veliajt depërtuan në perimetrin e sigurisë së Prokurorisë së Posaçme, gjatë seancës për caktimin e masës së arrestit ndaj tij. Sipas burimeve, ai përmendet edhe në disa dosje të tjera të ndjeshme që ndodhen aktualisht në duart e prokurorëve.

Të gjitha këto zhvillime duket se kanë ndikuar në distancimin e tij nga aktivitetet zyrtare të Ambasadës së SHBA-së, e cila së fundmi ka intensifikuar mbështetjen e drejtpërdrejtë për SPAK dhe BKH në përballjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.