E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada Amerikane zbulon detaje të reja për falsifikatorēt e vizave
Lajme

Ambasada Amerikane zbulon detaje të reja për falsifikatorēt e vizave

Operacioni në Tiranë/ Ambasada Amerikane zbulon detaje të reja: U arrestuan 22 persona brenda 17 minutave, ja me sa vite do dënohen

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ku janë arrestuar 22 persona lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada thekson se u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para.

Sipas ambasadës, shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg.

‘Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!’, shkruan ambasada.

98351501_10157384498700838_3364452697062244352_n.jpg

97997919_10157384498950838_7853656135222427648_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.