E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada e SHBA uroi 29 Nëntorin, Ilir Konomi: Gafë diplomatike. SHBA s’e ka uruar asnjëherë
Lajme

Ambasada e SHBA uroi 29 Nëntorin, Ilir Konomi: Gafë diplomatike. SHBA s’e ka uruar asnjëherë

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar 29 Nëntorin, festën e Çlirimit të vendit. Urimi kaloi si gjithë të tjerët për këtë datë.

Por, ish-drejtuesi dhe ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Konomi sjell në kujtesë një detaj, përmes një komenti në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA.

Ai thotë se në 30 vite karrierë nuk mban mend që zyrtarët amerikanë të urojnë 29 Nëntorin. Konomi shton madje, se urimi ishte një gabim diplomatik dhe Ambasada duhet të kërkojë ndjesë.

“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar e uruar kurrë të ashtuquajturën Ditë të Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri duhet të kërkojnë falje sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan ai në komente.

Prej vitesh Festa e Çlirimit, e cila ka ndarë edhe politikën, ku e majta feston 29 Nëntorin, ndërsa e djathta 28 Nëntorin, bashkë me Pavarësinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.