Ambasadorja e BE në Tiranë zbarkon në Kryesinë e Kuvendit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka mbërritur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Takimi po mbahet në ambientet e institucionit ligjvënës, por deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi çështjet që po diskutohen mes përfaqësueses së BE-së dhe drejtuesit të grupit parlamentar socialist.
Takimi zhvillohet në një moment të tensionuar të situatës politike në vend, ndërsa studentët vijojnë protestat kundër qeverisë, duke kërkuar reagim ndaj problematikave të ngritura prej tyre.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi temat e bisedës dhe mesazhet që mund të përcillen nga ky takim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



