E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë: Hapja e negociatave, kapitull i ri për Shqipërinë
Politikë

Ambasadorja e re e BE-së në Tiranë: Hapja e negociatave, kapitull i ri për Shqipërinë

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian, në Tiranë, Christiane Hohmann në mesazhin e saj të parë drejtuar shqiptarëve ka theksuar se hapja e negociatave krijon mundësi të reja për transformimin e Shqipërisë dhe për ta konsoliduar progresin e arritur deri më tani.

Sipas saj, hapja e negociatave i afron më shumë shqiptarët me Unionin. Ndërsa shtoi se ajo do të japë kontributin e saj në drejtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e negociatave na afron më shumë dhe na bën më të fortë. Na ofron mundësi të shkëlqyera për të konsoliduar progresin e arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj. Unë mezi po pres të punoj me ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian”, thekson Hohmann në mesazhin e saj drejtuar shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.