Ambasadorja e SHBA-së në NATO: Të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
zzwAmbaesadop e përhershme amerikane në NATO, Julianne Smith, deklaroi se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme përpara për Kosovën dhe Serbinë. Ajo theksoi se prioriteti kryesor është ndërmarrja e masave të menjëhershme nga të dyja palët për të zbutur tensionet aktuale në veri të Kosovës.
Smith u shpreh se aleatët e NATO-s janë shqetësuar dhe ndjekin me interes zhvillimet në Kosovë. Ajo gjithashtu dënoi dhunën ndaj ushtarëve të NATO-s dhe inkurajoi përgjegjësinë ligjore dhe transparente për ata që shkaktuan dhunë.
Smith theksoi se dialogu ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e vetme përpara dhe se kjo është edhe qëndrimi i aleancës së NATO-s. Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë në rritje që nga fundi i majit, me kundërshtimet e serbëve lokalë ndaj kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



