E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë, Lleshaj: Testimi le të nisë me mua
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë, Lleshaj: Testimi le të nisë me mua

“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punionjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit. Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.

Njësia e poligrafit brenda SHCBA…kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.

SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.

Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës ne drejtesi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahe te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Sot jemi këtu 5 persona, s’është numer i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Keshtuqë dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja.

Ndersa ministri i Brendshem Sander Lleshaj tha se kjo pajisje e njohur boterisht e dhuruar nga SHBA, eshte nje hap perpara per luften kunder korrupsionit qe nuk do sherbeje vetem per BKH por edhe per Garden e Republikes dhe institucione te tjera, ndersa shprehur gatishmerine qe ekspertizen me kete pajisje ta nisnin edhe prej vete Lleshajt.

lleshaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.