E enjte, 5 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Amerika ndryshoi brenda një nate”, Soros thumbon Trump-in pas zgjedhjeve në SHBA
Bota

“Amerika ndryshoi brenda një nate”, Soros thumbon Trump-in pas zgjedhjeve në SHBA

Alexander Soros, djali i miliarderit dhe filantropit George Soros, ka reaguar me entuziazëm pas rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku demokratët arritën një fitore të rëndësishme politike ndaj kampit republikan të Donald Trump.

Përmes një postimi, Soros e ka cilësuar rezultatin si një moment historik për politikën amerikane, duke theksuar se ajo që ndodhi nuk mund të konsiderohet thjesht një fitore e zakonshme elektorale apo një valë mbështetjeje për demokratët.

“Bota ndryshoi dje. Kjo nuk ishte thjesht një palë zgjedhje të ndërmjetme apo një ‘valë blu’. Ishte diçka që ky vend nuk e ka parë kurrë më parë.

Brenda një nate, Amerika ndryshoi për brezat që do të vijnë. Fitorja më e madhe që kam parë ndonjëherë”, shkroi Alexander Soros.

Reagimi i tij vjen në një moment të vështirë politik për Donald Trump dhe republikanët, ndërsa rezultati i zgjedhjeve shihet si një goditje për kampin e presidentit amerikan dhe një sinjal i forcës së kundërshtarëve të tij politikë.

Familja Soros ka qenë ndër mbështetëset më të fuqishme financiare të Partisë Demokratike në SHBA. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të nëntorit 2026, George Soros dhe djali i tij Alexander raportohet se kanë kontribuar me më shumë se 103 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët demokratë dhe përpjekjet e tyre për të siguruar kontrollin e Kongresit.

Me këtë reagim, Alexander Soros nuk ka fshehur kënaqësinë për rezultatin elektoral, duke e paraqitur atë si një ndryshim të madh politik që, sipas tij, do të ndikojë edhe në të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.