AMP ndalon 4 efektivë policie në Elbasan
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Bëhet me dije se është arrestuar shefi i krimeve Shkëlzen Xhemata. Tre policët e tjerë të pezulluar janë Sefer Dushku, Arben Koseni dhe Aranit Koni.

Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.
Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



