AMP zbarkon sërish në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një operacion në Komisariatin e Policisë në Sarandë, në kuadër të një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e këtij qyteti, duke intensifikuar kontrollet ndaj strukturave të rendit.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të Seksionit të Krimeve të Rënda, i cili dyshohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Hetimet lidhen me dyshime për veprime të paligjshme gjatë ushtrimit të funksionit.
Burimet bëjnë me dije se personi i ndaluar është nënkomisari Edmond Ruçi. Ndërkohë, operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera apo shoqërimeve për verifikim.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet synojnë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të mundshme në këtë rast.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



