E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti Bejtja: Meta diga e fundit e kushtetutshmërisë, shkeljet e KED janë skandaloze’
Publik News

Analisti Bejtja: Meta diga e fundit e kushtetutshmërisë, shkeljet e KED janë skandaloze’

Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja i ftuar në Syri Tv duke komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe sidomos lëvizjet e Presidentit Meta që ka mbledhur në tryezë faktorët politikë, thotë ndër të tjera se Meta është diga e fundit e demokracisë dhe kushtetutshmërisë në Shqipëri.

‘Po për hir të së vërtetës Presidenti është i vetmi institucion që i ka dalë ballë përballë këtyre shkeljeveKëtu mjafton të lexosh ligjin për KED dhe e kupton qartazi ato shkelje dhe e kupton që nuk ka nevojë për juristë të mëdhenj.

Këto janë shkelje skandaloze dhe Presidenti i ka vënë re këto dhe i ka paditur.

Kjo është një shkelje flagrante dhe po vazhdoi kështu shteti do të bjerë fare,

Nëse në emër të Reformës në Drejtësi shkelen të gjitha ligjet vetëm për të mbushur numrat kjo nuk ka si të jetë një reformë e suksesshme

Dhe këtu ka dy elementë,

E para që me këtë miell që po i çojnë Presidentit këta po shkelin ligjin.

Dhe e dyra vetë Reforma në Drejtësi mënyra se si u bë ka shumë pikëpyetje të mëdha.

Komisioni i Venecias tha ‘ku lloj vettingu i bërë në mënyrë të shpejtë intimidon gjyqtarët, krijon probleme, përplasje deri ta kapja e forcës që po bën këtë reformë.

Sot kemi Gjykatën Kushtetuese që e presim si arbitër se kemi 30 qershorin dhe kemi forcën politike që do të kapë këtë gjykatë. Presidenti Meta është diga e fundit e mbrojtjes së demokracisë dhe kushtetutshmërisë.

Ka shumë bashkëfatorë kjo histori. Si ka ardhur puna nuk ka se kush i cakton fajtorët.

Edhe nga padia e Metës me këtë prokuori nuk pres diçka të drejtë, Prandaj edhe Presidenti mbledh këtë tryezë.

Presidenti po sillet si një President i një vendi normal por ne jemi në një situatë anormale

Kështu që edhe Presidneti një ditë po mendon ta lerë atë institucion dhe të kthehet në rrugë.’, tha ndër të tjera Bejtja.

Duke komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe sidomos lëvizjet e Presidentit Meta ka komentuar ndër të tjera edhe sjelljen e këtij të fundit me ndërkombëtarët duke iu referuar rastit të Borchardt.

‘Akti i nxjerrjes së gishtit mes protestuesve, është një akt rrugaçëror.

Po të bëhej në një stadium nga një lojtar do ishte dënuar. Dhe jo më pastaj për një diplomat.

E dyta më pas ka të bëjë edhe me faktin që sikundër e ka deklaruar Presidenti Meta, Borchardi ka mbajtur një qëndrim ndrushe nga raporti final i OSBE-ODHIR që thotë hapur që është Gjykata Kushtetuese ajo që jep vlefshmërinë për zgjedhjen e 30 qershorit.

Vendimi i Presidentit Meta është një vendim i jashtëzakonshëm.

Presidenti e ka bërë më vetëdije. Ka marrë edhe kostot që do të ketë me ndërkombëtarët. Edhe OSBE0ja do reagojë dhe besoj që edhe vetë i leverdis më mirë të heqë një punonjës të saj se sa të krijojë përplasje.

Meta e kapur edhe me nxitimet që ata diplomatë kanë pasur.

Ndryshe flet qendra ndryshe flet i dërguari i qendrës këtu.

Ka ndodhur me Europën këtu dhe me Amerikën.

Presidenti i ka hyrë kësaj lufte që është e vëështirë, por kjo për herë të parë vjen erë sovranizmi.

Në verpimet që bën mbetet shumë institucional. Në ato që shkruan në fb nuk duket shumë institucional.

Dhe duhet përshëndetur.

Ka një rënie të integritetit te diplomatët ndërkombëtarë.

Miti i ndërkombëtarëve është thyer, dhe kjo është mirë edhe për Shqipërinë që është një vend i vogël.

Por unë nuk jam nga ata që nuk i dua ndërkombëtarët.

Sepse mos të ishin ndërkombëtarët në ‘97 nuk dihet si do kishte shkuar Shqipëria.

Por nuk jam nga ata që them se mund të dëgjojmë çdo pordhë të ndërkonbëtarëve në Tiranë’ tha Bejtja./ Syri TV

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.