E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti: Gabimi fatal  i Veliajt që Rama nuk ia fali
Lajme

Analisti: Gabimi fatal i Veliajt që Rama nuk ia fali

Zylyftar Bregu

Analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu ka komentuar zhvillimet në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Ai theksoi se momenti i sotëm shënoi fundin e profilit politik të Veliajt, të cilin e akuzon për nxitim në ambicien për t’u bërë pasues i Edi Ramës.

Sipas tij, Veliaj gaboi rëndë duke u vetëprojektuar si lider i ardhshëm në një moment kur ‘1-shi’, Edi Rama, ishte ende në kulmin e fuqisë së tij.

“Sikur të kishim mundësi ta ndanim ekranin në dysh që të transmetonim në gjysmën e ekranit protestën që punonjësit e bashkisë bënë para SPAK-ut kur Veliaj u arrestuar dhe gjysmën e ekranit të tregonin fjalimet e tyre sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të ilustronin më së miri atë që ju thatë. Por, përtej emocioneve që ka shkaktuar shkarkimi i kryetarit të bashkisë mendoj që sot ka marrë fund profili politik i një njeriu për shkak të grykësisë dhe nxitimit të tij.

Them për shkak të nxitimit, që për të zënë vendin e 1-shit. Erion Veliaj e kishte projektuar veten si një kryetar, si një pasues i Edi Ramës dhe besoj që e kishte projektuar veten kur zoti Rama nuk i kishte mbushur të 60-tat. Ishte një kohë e papërshtatshme për të projektuar veten si pasues i 1-shit, kur 1-shi është akoma në kulmin e jetës së tij.

Sipas teorive, gjërat konvertohen, nuk është se asgjësohen. Kështu që, sidomos në politikë. Praktika, metodologjia dhe sjellja është e njëjtë pavarësisht emrit, sistemit politik.”, tha ai i ftuar në ‘A Krasta Show’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.