Anëtari i SPAK kafe me Ulsi Manjën, një ditë para kandidimit
Altin Dumani, anëtar i ri i SPAK, i betuar tashmë para Presidenti, nuk ia doli të ishte më i votuari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, një ditë para se të kandidonte, ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Një foto e shkrepur ditën e dielë e vërteton këtë.
Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është Altin Dumani, kandidati që “humbi” garën.

Sipas ndryshimeve të mëdha ligjore që u bënë në kuadër të Reformës në Drejtësi, anëtarët e SPAK nuk duhet të kenë asnjë kontakt me elementë kriminalë apo personazhe politike.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit mes personazheve në fjalë, megjithatë duket aspak i rastësishëm një takim i tillë vetëm pak orë para se të fillonte votimi për kreun e SPAK.
Edhe pse nuk u zgjodh kryetar, Dumani është anëtar i kësaj strukturë dhe një foto e tillë nuk i shërben as atij dhe as SPAK-ut që duhet të ndjekë këmba këmbe kriminelët dhe politikanët e korruptuar…të paktën kështu iu tha shqiptarëve që filluan të shpresonin se ky vend mund të bëhej kur filloi Reforma në Drejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



