E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i stafit në zyrën e Zv.Presidentit të SHBA rezulton pozitiv ndaj koronavirusit
Publik News

Anëtari i stafit në zyrën e Zv.Presidentit të SHBA rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

Një anëtar i stafit në zyrën e Zëvendës Presidentit Mike Pence ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Këtë mbrëmje u bë me dije që një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit rezultoi pozitiv për Coronavirus. As Presidenti Trump dhe as Zëvendës Presidenti Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, thanë burimet zyrtare, raporton CNN.

Sipas CNN dy persona deri më tani kanë rezultuar pozitivë në testin ndaj koronavirusit pasi morën pjesë në një konferencën publike të Izraelit në Uashington. Në këtë konferencë morën pjesë dhe presidenti Trump dhe zëdhënënsi i tij Pence si dhe disa zyrtarë të tjerë. Në konferencë njëri nga të pranishmit ishte i infektuar me koronavirus dhe mesa duket infektoi edhe të tjerët.

Javën e kaluar Presidenti i ShBA-së i është nënshtuar testit dhe ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit. Kujtojmë se deri më tani në SHBA janë 260 të vdekur dhe 19.624 të infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.