Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja akuzohet për fshehje pasurie dhe falsifikim
Etleda është në akuzë nga SPAK, për fshehje pasurie dhe falsifikim.
“Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit”, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.”
Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki. Nën këto akuza pritet të jap një shpjegim të mëtejshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



