E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anglia ‘fluturon’ në Botëror, Portugalisë i ngel ‘sharra në gozhdë’
Lajme

Anglia ‘fluturon’ në Botëror, Portugalisë i ngel ‘sharra në gozhdë’

Fushata kualifikuese për Botërorin 2026 ka përfunduar për muajin tetor, duke lënë vetëm dy faza për të mësuar emrat e skuadrave që do të udhëtojnë në Amerikë. Një prej ekipeve të para që ka siguruar kualifikimin është Anglia, e cila, pas një fitorje të thellë 0-5 ndaj Letonisë, ka arritur në kuotën e 18 pikëve dhe ka siguruar matematikisht vendin në “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”. Kjo fitore i ka mbyllur të gjitha llogaritë për “Tre Luanët”.

Në Grupin K, Serbia kaloi disa periudha tensioni ndaj Andorrës, duke u rikthyer pas një gabimi të vetin, që e la ekipin vendas në avantazh. Megjithatë, me dy gola nga Vlahovic dhe Mitrovic në pjesën e dytë, serbët e siguruan fitoren 1-3.

Nga ana tjetër, Portugalia u ndal me barazim 2-2 ndaj Hungarisë, çka do të thotë se shpresat për kualifikim do të shtyhen për nëntorin. Pas këtij barazimi, skuadra e Ronaldos do të duhet të presë deri në fazën e ardhshme për të siguruar biletën për në Botëror.

Ndërkohë, Irlanda është futur sërish në lojë për vendin e dytë të Grupit F, pasi mundi 1-0 Armeninë, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Në të njëjtin grup, Spanja po vazhdon me një hap të sigurt drejt kualifikimit, duke mundur 4-0 Bullgarinë, dhe duke kryesuar me pikë të plota. Turqia ka mbetur disa pikë pas, pas fitores 4-1 ndaj Gjeorgjisë.

Në Grupin I, Italia ka siguruar fazën “Play Off” pas fitores 3-0 ndaj Izraelit, por për të arritur në vendin e parë, do të shpresojë në një hap fals të Norvegjisë ndaj Estonisë në nëntor, ndonëse në teori ky skenar duket i vështirë.

Rezultatet e fundit:

GRUPI E

Spanjë 4-0 Bullgari

Turqi 4-1 Gjeorgji

GRUPI F

Portugali 2-2 Hungari

Irlandë 1-0 Armeni

GRUPI I

Itali 3-0 Izrael

Estoni 1-1 Moldavi

GRUPI K

Letoni 0-5 Angli

Andorra 1-3 Serbi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.