Dyshimet për tentativë përdhunimi, arrestohet ish-futbollisti anglez
Një ish-futbollist i kombëtares angleze dhe Premier League është ndaluar në Aeroportin e Stansted pasi rezultonte në kërkim për një çështje që lidhet me një tentativë dhune seksuale ndaj ish-partneres së tij.
Lojtari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye ligjore, u kap në pikën e kontrollit të dokumenteve, ku sistemi sinjalizoi menjëherë urdhrin e kërkimit. Oficerët e Border Force e ndaluan para se të hipte në fluturimin e së dielës në mbrëmje, ndërsa Policia e Essex-it ndërhyri menjëherë dhe e vuri në pranga.
Çështja lidhet me një denoncim të para disa javëve, ku ish-partnerja e futbollistit ka dhënë dëshmitë e saj përpara autoriteteve dhe po merr mbështetjen e duhur nga shërbimet sociale.
Pas ndalimit, i dyshuari u transferua në komisariat, iu nënshtrua procedurave standarde të identifikimit dhe më pas u la i lirë me kusht, ndërkohë që hetimet po vijojnë.
Policia e Essex-it deklaroi: “Një mashkull është arrestuar për dyshime për tentativë përdhunimi dhe është liruar me kusht deri në fund të shkurtit 2026. Hetimet mbeten të hapura.”
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ngjarja ka shkaktuar reagime, pasi sportisti ka qenë i pranishëm kohët e fundit në disa paraqitje publike, pavarësisht urdhrit aktiv të kërkimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



