Anila Çela ikën nga “Vizioni i Pasdites”, këngëtarja e njohur zë vendin e saj
Prej ditës së djeshme është zbuluar se moderatoren e njohur Anila Çela do e shohim në një tjetër format televiziv.
Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por me një tjetër prezantuese. Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë.
Pasi u bë i ditur ky lajm pyetja që vjen natyrshëm është: Kush do e drejtojë programin e pasdites në vend të saj?
RevistaWho.Com ka zbuluar se së shpejti drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.
Mbase ka nga ata që nuk e dinë, por bukuroshja e njohur e ekranit ka pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e gazetarisë. Ajo ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë.
Siç duket, Evi ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë pasionit për gazetarinë dhe hapi i radhës është pikërisht programi i pasdites në “Vizion Plus”. Pas këtij lajmi vihet në dyshim edhe angazhimi i përhershëm i këngëtares së njohur me projekte muzikore. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi edhe më tej këngë të reja nga ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



