E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankandi për shitjen e Vllaznisë, biznesmeni padit në SPAK Voltana Ademin/
Publik News

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, biznesmeni padit në SPAK Voltana Ademin/

Biznesmeni Almiro Gurakuqi ka paditur në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me ankandin për shitjen e aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Gurakuqi ishte një nga pjesëmarrësit në ankand për të blerë Vllazninë,por u përjashtua nga gara për shkak se kishte parregullësi në dokumentet e tij. Por Komisioni i Konkurrencës idha të drejtë biznesmenit për të marrë pjesë në këtë ankand, ndaj Gurakuqi ka paditur kryebashkiaken, duke e cilësuar të padrejtë përjashtimin e tij.

Biznesmeni e akuzon Ademin për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërkohë që do të jetë SPAK që do të vendosë nëse kryebashkiakja e Shkodrës ka shkelur ligjin për përjashtimin e Gurakuqirt nga gara për blerjen e Klubit të Futbollit Vllaznia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.