E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankimi/Argumenti i kreut të Partisë Unitetit Kombëtar
Lajme

Ankimi/Argumenti i kreut të Partisë Unitetit Kombëtar

Idajet Beqiri ka thene ne seance se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike.

“Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga Dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhe këtë ngërç të krijuar”, mesohet te kete thene ai.

Me tej, ai ka theksuar se vendimi i KQZ që nuk e çregjistroi Partinë Uniteti Kombëtar në koalicion me socialistët është i pavlefshëm.

Nderkohe qe përfaqësuesi i KQZ tha se ky institucion i qëndron vendimit që ka dhënë për PUK. “Dekreti është në shkelje të Kushtetutës. Dekreti është akt administrativ i pavlefshëm”, mesohet te kete thene ai.

Ky dekret i Presidentit mori formë ligjore në momentin që u botua në Fletoren Zyrtare dhe Partia Uniteti Kombëtar përfitoi duke kërkuar çregjistrimin nga zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte hallka e parë që shqyrtoi këtë kërkesë. Ata rrëzuan Partinë Uniteti Kombëtar me argumentin se Kodi Zgjedhor nuk parashikonte çregjistrimin në këtë fazë të procesit.

beqiri, kolegji zgjedhor

Vetë KQZ-ja më herët kishte rrëzuar edhe vetë dekretin e Presidentit, duke theksuar se ai është nul dhe nuk sjell pasoja juridike. Por Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, cilido qoftë ai, pak efekt pritet që të ketë në zbutjen e krizës politike, pasi palët qëndrojnë edhe më të përforcuara në qëndrimet e tyre për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

PËRPLASJA

Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Kolegjit në lidhje me dekretin e Presidentit Ilir Meta, që sipas Presidencës dhe opozitës anulon 30 qershorin si datë zgjedhjesh, pak peshë pritet të ketë në zgjidhjen e krizës politike.

Presidenti Meta thotë se dekreti i nxjerrë prej tij mund të shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese, ai duhet të zbatohet nga të gjithë dhe ka paralajmëruar institucionet dhe personat që nuk i binden me pasoja ligjore. Të njëjtin mendim me Metën ndan edhe koalicioni opozitar, që në përpjekje për të ndalur maxhorancën nga zhvillimi i procesit, ka aktivizuar protesta në bashkitë e kontrolluara prej tij kundër KZAZ-ve.

Por maxhoranca e cilëson antikushtetues dekretin e Metës, për rrjedhojë me efekt nul ligjor. Si kundërpërgjigje, socialistët rrëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dekretin presidencial, ndërkohë që në Parlament kanë nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit me arsyetimin e “shkeljeve të rënda të Kushtetutës”. Historia e anulimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit u paraqit nga ky i fundit si një mundësi për të ulur aktorët politikë për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi. Por ky vendim i Presidentit duket se acaroi më shumë situatën politike dhe palët u polarizuan më shumë në qëndrimet e tyre radikale për sa i përket 30 qershorit.

Ndonëse vendimi i Kolegjit në vetvete merr në shqyrtim një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendosja për pranimin e ankimit të subjektit politik Partia Uniteti Kombëtar përkthehet në rrëzimin e pretendimit të maxhorancës, e cila këmbëngul se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm. Marrja e një vendimi tjetër do të sillte rritjen e kapitalit politik për Partinë Socialiste, e cila është e vendosur për të shkuar në 30 qershor për zgjedhje vendore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.