E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anti KÇK-ja, ministri Lleshaj: Është proces administrativ
Publik News

Anti KÇK-ja, ministri Lleshaj: Është proces administrativ

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sqaruar për herë të parë se çfarë është paketa “Anti KÇK” që po zbatohet nga “Operacioni Forca e Ligjit” dhe çfarë synon të arrijë. Në emisionin “Open” në Top Channel, Lleshaj theksoi se antiKÇK-ja nuk synon procedimin penal të personave të listuar, por është një proces administrativ.

“Ky nuk është procedim penal. Bëhet fjalë vetëm për një proces administrativ që synon të sqarojë pasurinë e këtyre njerëzve”, u shpreh Lleshaj.

Sa i përket emrave të cilëve u është dërguar për plotësim formulari i pasurisë, Lleshaj theksoi se nuk ka informacion për mënyrën se si janë zgjedhur personat, por autoritetet janë bazuar te dënimet e dhëna ndaj tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.