E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?!
Lajme

Anti-SPAK, drejt sanksionimit Ramë-parti-qeveri?!

BasirÇollaku| Opinion | Publik.al

Hapur kundër SPAK. Edi Rama njofton se ska shqyrtim

Hapur kundër SPAK.

Edi Rama njofton se nuk do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë deri më 22 janar 2026, kur pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin ose jo nga detyra të zëvendëses së tij. Ndonëse kërkesat nuk ngjajnë dhe nuk ndikojnë rrugën e njëra-tjetrës, Rama ka zgjedhur ta çojë në ekstrem kundërshtinë me drejtësinë, me një sjellje tipike kartelesh.

Por ai ka një hall: vetveten. Kërkon të shmangë votën kundër në seancë. Ka frikë ta bëjë vetë këtë akt publikisht dhe shpreson te zvarritja. Në Kushtetuese, edhe po t’ia dalë ta mbajë “karrigen” në këmbë, do të marrë maksimumi një rrëzim të pezullimit.

Po kërkesën për arrest?! Nuk do ta shqyrtojë?!

Sërish do ta dërgojë në Kushtetuese? Do të kapë edhe një muaj kohë, se janë 16 mijë faqe dhe duhen shumë ditë “këndim”?!

Po një kërkesë të tretë? Ku faqet do të jenë shtuar me prova të reja dhe dosja mund të kapërcejë 20 mijë faqe?!

Sërish në Kushtetuese? Sërish një dozë muaji shtesë?!

Me marifete kontrolli do të rrëzojë afatet?!

Ndërkohë, presidenti Trump ka nënshkruar një sagë të re sanksionesh për të korruptuarit dhe destabilizuesit e rajonit në Ballkan. Me këto dosje të AKSHI-t dhe Rama–Balluku, por edhe me narkodosjen “Rama”, sa shpejt shkruhet emri i Rama–Belës e ca të tjerëve si të sanksionuar nga SHBA?!

Ky sevdalliu i drejtësisë që pretendonte se i kishte bërë të gjitha vetë dhe se Amerika kishte bërë “Noc Rrokun”. Në fakt, siç janë gjasat, “Noc Rroku” do të flasë me KM-në tani së shpejti, si dy të ngjashëm të sanksionuar!

Në këto dosje ai e di se përmendet emri i Lindës. E di se në tjetrën, atë të “Xibrakës” së kokainës, është emri i Olsit. Kush e di sa arrestime mund të firmosen para se të vijë 22 janari kushtetues…

Mbase zyra e “Gysit” ka video e përgjime ku Rama bind Prokurorinë pa u lodhur. Mbase Sky/Encro nxjerr ndonjë kod të gjatë ku dalin xhevahire. Mbase SPAK ka arritur të mbushë dosjet “Charles” e të tjera ku Rama firmos për ngjarje me efekte të mëdha korruptive. Dhe publiku mund t’i lexojë para 22 janarit, ndërsa drejtësia paraburgimore ua njofton akuzat të dyshuarve.

Nuk besoj se KM është aq i gjatë dhe aq idiot sa të besojë se e shpëton Kushtetuesja. Ajo shqyrton nëse ka përplasje mes SPAK-ut dhe qeverisë — ndonëse as këtë nuk e besoj — por kurrsesi faktin penal të abuzimeve të Ballukut.

Ky qëndrim është një provokim i rëndë ndaj drejtësisë, opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Shkeljet e Ballukut janë objekt i SPAK dhe GJKKO, dhe askush nuk mund të ndërhyjë.

Rama ka hyrë në zonën ku dardha e ka bishtin mbrapa.

A do të jenë 83 deputetët në një mendje me qëndrimin pa mendje të shefit të tyre?!

Edhe ata e dinë se kush është mbështetësi kryesor i këtij aksioni kundër krimit, korrupsionit dhe karteleve. Sanksionimet janë edhe për parti politike dhe për qeveritë e tyre. Administrata Trump ka dhënë shembuj të shpejtë.

Rama po investon ta marrë këtë “çmim” sa më shpejt.

Mbase para 22 janarit, vendimit të Kushtetueses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.