E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i GJKKO regjistron ankimin e Sali Berishës për zëvendësimin e masës dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Lajme

Apeli i GJKKO regjistron ankimin e Sali Berishës për zëvendësimin e masës dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është në konflikt interesi me vendimin politik të dhënë kundër kryedemokratit.

Kreu i PD-së, Sali Berisha kundërshton masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ dhënë në 30 dhjetor 2023, si dhe mospërjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ndodhet në konflikt interesi.

Kujtojmë se gjyqtarja Irena Gjoka është përjashtuar nga Sali Berisha në vitin 1996 për korrupsion gjatë kohës që ka qënë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ankimet e Berishës do të gjykohen nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar”.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.