Apeli i GJKKO-së lë në burg narkotrafikantin “Bebi”
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Fraklin Xhelaji njohur me pseudonimin “Bebi”.
Një ditë më parë “Bebi” u ekstradua nga Franca. 52-vjeçari dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi:
1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



