Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin ose heqjen e saj.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Dorjana Bezat, ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, si gjyqtar i vetëm në këtë çështje.
Njoftimi i gjykatës:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore’, dhe vendosi:
– Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Ky vendim vjen në një kohë kur hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës po vijojnë për çështje që lidhen me procedura të dyshuara të paligjshme në tenderë publikë dhe abuzim me detyrën. Me këtë vendim të Apelit, Veliaj mbetet nën të njëjtën masë sigurie të caktuar më herët nga Shkalla e Parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



