E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i Vlorës lë në burg përjetë autorin e krimit që tronditi vendin
Lajme

Apeli i Vlorës lë në burg përjetë autorin e krimit që tronditi vendin

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshem” për Gazmend Musta, i cili vrau gruan dhe kunatën e tij. Ngjarja e rëndë tronditi vendin më datë 2 janar të vitit 2019, në Ballsh, dy ditë pas mbrëmjes së Vitit të Ri.

Gjykata e Fierit kishte dhënë vendim për burg përjetë për autorin, që u la në fuqi nga Apel i Vlorës.

Gazmend Musta e kreu krimin në prani të fëmijëve të tij, vajzës 7 vjeç e djalit 3-vjeçar.

33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit, ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit.

Sapo është ndeshur me policët para Komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur.

Më parë ai i kishte telefonuar të atit, duke i rrëfyer krimin. Musta në fillim ka qëlluar të shoqen, por aty ka ndërhyre kunata për të mbrojtur motrën por edhe e atë e ka sulmuar me thikë, duke i lënë të dyja të vdekura

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.