Apeli la në fuqi sekuestrimin e telefonave, “Rrjeti Global për Mediat e Pavarura”: Të alarmuar nga vendimi i GJKKO për gazetarin Elton Qyno
Rrjeti Global për Mediat e Pavarura ka reaguar për sekuestrimin e telefonave të gazetarit të Ora News, Elton Qyno.
Organizata e njohur shprehet e alarmuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të kontrollit dhe sekuestrimit të telefonave të gazetarit Qyno.
“RrGMP është alarmuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të urdhrit të mëparshëm të një gjyqtari për kontrollin e banesës dhe pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno.
Duhet të respektohen standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve gazetareske,” thuhet në reagimin zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



