E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Lajme

Apeli lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun, ish-efektiv i Policisë së Shtetit, i cili ndodhej me të në momentin e arrestimit.

Vendimi është marrë këtë të martë, më 22 shtator 2026, pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Agasi kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, ka vendosur të miratojë vendimin nr. 62, datë 28 gusht 2026, të GJKKO-së së Shkallës së Parë.

Ergys Agasi u arrestua disa javë më parë, pas një periudhe në arrati. Në momentin e ndalimit nga Policia, ai ndodhej në një automjet së bashku me Uljan Shpatarakun, ish-efektiv i Policisë.

Agasi është një prej personave të përfshirë në hetimet e dosjes së njohur si “AKSHI”, ku prokuroria dyshon për veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas akuzës, Agasi dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë të proceduar në kuadër të së njëjtës dosje.

Apeli rrëzon ankimin e Agasit

Në vendimin e datës 22 shtator, Apeli i Posaçëm ka vendosur:

  • Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  • Në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, afat i cili nis nga dita pas njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Vendimi i Apelit do të thotë se, në këtë fazë të procedimit, masa e arrestit në burg ndaj Agasit mbetet në fuqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.