E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli rrëzon Gj. e Shkallës së Parë, ndryshon masën ndaj të arrestuarve për dëmet e tërmetit
Publik News

Apeli rrëzon Gj. e Shkallës së Parë, ndryshon masën ndaj të arrestuarve për dëmet e tërmetit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për disa nga ish-zyrtarët e ndaluar me urdhër të Prokurorisë për dëmet e 26 nëntorit ku përfshihen ish-drejtues komunash, zyrtar të tjerë të administratës.

Apeli ka vendosur që ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, të lirohen  nga qelia, dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.

Po kështu për Faik Fejzon dhe Faik Fejzon u dha masa detyrim paraqitje. Detyrim paraqitje u caktua edhe për Mehmet Felahin, Agim Eskin, Pëllumb Korfuzin, Gerti Çalliku dhe Ali Dyrmishi.

Emrat dhe përkrah tyre masat e reja të sigurisë:

  1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
  2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
  3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje
  4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
  5. Naim Shehi, arrest në shtëpi
  6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
  7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
  8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje
  9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
  10. Agim Eski, detyrim paraqitje
  11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
  12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
  13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
  14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
  15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje

Ky hetim i ndërmarrë nga Prokuroria e Tiranës ka hasur në kundërshti të forta në opinionin publik, që vlerësojnë se hetimet kanë qenë selective, sa kohë që ato kanë përfshirë vetëm zonat periferike të Tiranës dhe jo kryeqytetin.

Asnjë prej të ndaluarve nuk kanë qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga socialisti Erion Veliaj, pavarësisht se shumë godina patën dëme, përfshirë dhe shkolla që janë rikonstruktuar kohët e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.