E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ristani shumë ‘i dashur’ me deputeten socialiste
Publik News

Arben Ristani shumë ‘i dashur’ me deputeten socialiste

E kujt do t’ia merrte mendja se pas gjithë atyre akuzave dhe kundër akuzave që kanë bërë nga kampet respektive, ish-ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi do të kishte një takim kaq të përzemërt me ish-deputetin demokrat, Arben Ristani,

Ndoshta një event bamirësie, si koncerti i zhvilluar në mbështetje të grave me kancer gjiri, ka zbutur “inatin” e tyre dhe mund të jetë vendi i duhur për një përshëndetje të tillë.

Në koncertin e bamirësisë ku interpretoi edhe sopranoja e famshme Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, morën pjesë shumë personazhe të njohur të fushës së artit dhe politikës shqiptare.

Të gjitha fitimet e koncertit, që u zhvillua salla e Katedrales Ortodokse në kryeqytet, do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.