E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, Duka “i vë flakën” atmosferës
Lajme

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, Duka “i vë flakën” atmosferës

Zhgënjimi pas dy ndeshjeve të fundit me Kombëtaren duket se është lënë shpejt pas nga Arbër Hoxha, i cili tashmë ka kthyer vëmendjen te një moment shumë i rëndësishëm në jetën e tij personale.

Sulmuesi i krahut i kuqezinjve i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë, duke u martuar me partneren e tij, Djellza Kadriajn. Çifti organizoi një ceremoni festive, ku nuk munguan as figura të njohura nga futbolli shqiptar.

Në mesin e të ftuarve binin në sy disa nga shokët e tij te Kombëtarja, si Elseid Hysaj, Mirlind Daku dhe Sherif Kallaku, të cilët festuan së bashku me Hoxhën në këtë ditë të veçantë.

Atmosfera e dasmës ka qenë mjaft festive, ndërsa një moment që ka tërhequr vëmendje ishte edhe prania e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit është parë duke kërcyer mes futbollistëve, duke iu bashkuar festës dhe duke shtuar edhe më shumë gjallëri në mbrëmje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.