Arbër Hoxha realizon gol fenomenal në Kroaci (VIDEO)
Arbër Hoxha vazhdon të shkëlqejë në Kroaci! Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist për Dinamo Zagreb, duke shënuar një gol spektakolar në përballjen me kampionët në fuqi të Rijekës.
I aktivizuar që nga minuta e parë, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh, por miqtë reaguan shpejt falë golit të ish-lojtarit të Tiranës, Merveill. Gjithçka ndryshoi në minutën e 84-t, kur Hoxha shpërtheu në krahun e majtë dhe nga një kënd i pamundur lëshoi një goditje të kalibruar që përfundoi në rrjetë, duke lënë portierin pa reagim.
Një perlë e vërtetë teknike që vulosi fitoren e Dinamos dhe konfirmoi formën e jashtëzakonshme të futbollistit shqiptar, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për gjigantin kroat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



