E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arian Çani nuk po gjen rehat, i ikën 5 ditë pas prezantimit edhe Sofia tjetër. Çfarë kërkon tani
Publik News

Arian Çani nuk po gjen rehat, i ikën 5 ditë pas prezantimit edhe Sofia tjetër. Çfarë kërkon tani

Prej javësh pa një vajzë që e asiston në studio, Çani tregoi të premten se Sofia e re ishte balerinë dhe studionte për mjekësi në Milano. Por mesa duket nuk ka zgjatur gjatë.

Momenti kur prezantoi Sofine e re para 5 ditesh:

Sofia e re, emri i vërtetë i të cilës është Melisa, nuk do jetë pjesë e emisionit. Faqja e “Zonë e lirë” ka nxjerrë një postim ku shkruhet se kërkohet një Sofi nga mosha 19 deri 25 vjeç.

can sof

Pak ditë më parë Çani tregoi se nuk është aq e lehtë për të gjetur një Sofi pasi ajo duhet të ‘ngjisë’ që në fillim.

“Nuk po them që do fillojmë me audicionet e nga e para se është përtesë e madhe se zakonisht ato që vijnë në audicione kanë një problem. Duhet të gjejmë mënyra të reja që të gjejmë një Sofi që të na tërheqë të gjithëve. Duhet të ngjisë Sofia e re që do vijë. Derisa të vijë sofia e re duhet të bëni pak durim miq”, tha Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.