Arkiv magazine/Sekreti i drogimit të Adolf Hitlerit, konsumonte mbi 80 drogëra por të preferuar kishte…
Gjermania naziste ishte e droguar. Shoferët e taksive, aktorët, sekretarët, shitësit, biznesmenët kryesorë, të gjithë merrnin pilulën narkotike të quajtur Pervitin. Kjo përputhej me filozofinë naziste të epërsisë ariane, pasi vepronte si nxitësja e fundit, edhe pse artificiale, e performancës së tyre të lartë.
Njerëzit punonin pa ndërprerje për orë të tëra, nganjëherë për ditë të tëra, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë interesat e Rajhut të Tretë. Shumë shpejt, përpjekja gjermane e luftës u bazua mbi drogën. Pervitin, bëri që forcat e armatosura gjermane të ndiheshin të pamposhtura, duke marshuar për ditë të tëra, dhe të luftonin pa frikë armikun.
Por kjo gjithashtu shtoi çrregullimet psikike, duke ndërtuar një ushtri dhe komb fanatikësh.
Prandaj nuk është e habitshme që njeriu që udhëhiqte vendin, Adolf Hitler, drogohej rregullisht. Por regjimi i tij i përditshëm shkoi shumë përtej. Ndërsa lufta përparonte, Hitleriu bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga përafërsisht 80 drogëra të ndryshme, që i merrte gjithnjë nga mjeku Teodor Morel, shkruan Daniel Rennie.
Sipas librit të Norman Ohler “Drogërat në Gjermaninë naziste”, Morel ishte një oportunist i thekur. Pasi shërbeu si doktor nëpër anij, dhe pastaj një mjek ushtrie gjatë Luftës së Parë Botërore, ai vazhdoi të bëhej mjeku personal i atletëve të suksesshëm, biznesmenëve të njohur, dhe madje edhe mbretërve si Shahu i Persisë dhe Mbreti i Rumanisë.
Karriera e tij në Berlin, lulëzoi kur nazistët u ngjitën në pushtet. Personaliteti kompleks dhe i errët i Morel, rriti dyshimet për prejardhjen hebraike dhe pas zvogëlimit të klientelës së tij. Ai iu bashkua Partisë Naziste për të shmangur mosbesimin e mëtejshëm, dhe së shpejti nisi t’u injektonte barna të pazakonta trupave elitë SS, shkruan Bota.al.
Në vitin 1936, Morel u takua me Fyhrerin në një darkë. Hitleri vuante nga dhimbje të forta dhe fryrja në stomak. Ai e bindi hipokondriakun Hitler, të gëlltiste kapsulat Mutaflor, të cilat përmbanin një të E.Coli të hidrolizuar dhe pilulat anti-gaz të Dr.Kusterit, që përmbanin gjurmë të strikninës.
Simptomat e Hitlerit u përmirësuan menjëherë. Së shpejti, Morel nisi t’i jepte një dozë të përditshme me Vitamultin, një pluhur misterioz që e çonte ne kulm energjinë e Hitlerit.
Morel kishte arritur aty ku kishin dështuar mjekët e tjerë.
I bindur nga mrekullitë mjekësore të Morel, Hitleri e emëroi si mjekun e tij personal në vitin 1937. Por rrethi i brendshëm i Hitlerit, e kishte të vështirë ta pranonte. Morel ishte rondokop, vuante nga djersitja e tepërt, halitoza dhe kishte një erë të rëndë të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



