E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arlinda e qejfeve në jahte – “virgjireshë” e korrupsionit
Lajme

Arlinda e qejfeve në jahte – “virgjireshë” e korrupsionit

Nga redaksia investiguese e Publik.al

Arlinda e qejfeve në jahte, e jetës së luksit të shfrenuar mes vilave dhe resorteve buzëdetit, padyshim që edhe do të vidhte, edhe do të hiqej “virgjireshë”. Sot, vjedhjet nuk janë më rastësore  janë të përqendruara dhe të organizuara me kujdes.

Por, Arlinda, a ke një mundësi?

Përpara se të vësh “kryqin e kuq” mbi shkrimin e Publik.al, përpara se të luash rolin e viktimës në sytë e publikut, bëj atë që duhet të bëjë çdo person me ndërgjegje të pastër: drejtohu gjykatës.

Na ke përballë  aty ku faktet flasin vetë.

Qefalia dhe Kalaja, “partnerët” e tu të preferuar në tendera e biznese publike, le të vijnë edhe ata. Publik.al i pret përballë.

Kaq për vërtetësinë e shkrimit të sotëm dhe të çdo publikimi që do të pasojë.

Por, meqë Arlinda e luksit dhe jahteve e justifikon gjithçka me “rrogën e shtetit”, le t’i japë publikut një përgjigje të vetme  të thjeshtë, pa rrotulla:

Cilit biznesmen i kërkove, përmes një numri anglez, takim në një lokal të rrugës “Myslym Shyri”?

Kush ishte punonjësja e OBP-së që ndërmjetësoi këtë takim?

Dhe mbi të gjitha sa përqind i kërkove për tenderin?

Publik.al nuk kërkon më shumë se një përgjigje të ndershme, Arlinda. Sot nuk po të pyesim për tenderin që i dhe Arber Abazit dhe Safet Gjicit këto ditë në Pogradec. Nesër…

Nëse s’ka asgjë për t’u fshehur, atëherë dritat e hetimit janë të hapura.

Apo jo? Një “virgjireshë” korrupsioni nuk mund të vërë kryq shkrimin tonë. Po presim një përgjigje nga  Arlinda, vetëm  sa më shpejt aq më mirë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.