E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arlinda Pogaj “qokë” për familjen Qefalia–Kalaja
Lajme

Arlinda Pogaj “qokë” për familjen Qefalia–Kalaja

Kur korrupsioni vishet me “prokurime të përqendruara”, rezultati është gjithmonë i njëjtë: të pasurit bëhen më të pasur, të lidhurit më të sigurt, dhe shteti më i varfër.

Në qendër të një skeme të re të dyshimtë, që mban aromën e ushqimeve të spitalit dhe shijen e qokave politike, ndodhet Agjencia e Blerjeve të Përqendruara  një strukturë nën drejtimin e Arlinda Poqajt, që tashmë duket se është kthyer në “shtëpinë e tenderëve për miqtë e pushtetit”.

Dy tenderë në një ditë dy “pjata” për të njëjtët njerëz

Më 10 tetor 2025, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpalli fituese të dy tenderëve mamuth për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” firmën “Dajti Park 2007” sh.p.k., në pronësi të dy familjeve të njohura të lidhura me Partinë Socialiste: Qefalia dhe Kalaja.

Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018.

“Supën e spitalit” in Ushtaraku dhe Materniteti do e

Facsimile: Contracts që ka firmosur z. Ylber Kalaja që i dhuronte aksionet Desart kalasë dhe Lulzim Qefalisë

Kalimi formal i pronësisë ka rezultuar fatsjellës per firmën, tashmë të emërtuar “Dajti Park 2007”.

Në tenderin e parë, me objekt “gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Universitar të Traumës”, “Dajti Park” ofroi 125 milionë lekë pa TVSH për një kontratë trevjeçare.

Në të dytin, për “gatim dhe shpërndarje ushqimi në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’”, po e njëjta kompani u shpall fituese me ofertë 107 milionë lekë  afro 1.1 milionë euro.

Dy kontrata brenda një dite, për të njëjtën kompani, për të njëjtin shërbim, me po të njëjtin stil administrativ që ngjan më shumë me shpërblim politik sesa me garë ekonomike.

Nga “groshët e të burgosurve” te “supa e spitalit”

Historia e “Dajti Park 2007” është shembull i përsosur sesi një firmë e dënuar dikur për mashtrim me ushqimin e të burgosurve mund të rikthehet në treg, e larë dhe e bekur nga pushteti.

Në korrik të vitit 2018, Gjykata e Tiranës dënoi Ylber Kalanë, pronar i kompanisë, me 2.5 vite burg për abuzime në furnizimin me ushqime për sistemin penitenciar.

Vetëm pak javë më pas, ai “dhuroi” aksionet — 50% djalit të tij, Desart Kalaja, dhe 50% Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit socialist Xhemal Qefalia, një emër i njohur në skenën politike të Tiranës.

Një kalim pronësie që nuk e fsheh qëllimin: pastrimin e emrit, jo të moralit.

Qefalia, Kalaja dhe Poqaj  trekëndëshi i interesit

Operators in Blerjeve të Përqendruara, një institution i krijuar kohët e fundit per të zhvilluar tenderët me shumë zero, e ka shpallur fituese firmën “Dajti Park” në tenderin e Spitalit Ushtarak dhe atë të Maternitetit.

“Supën e spitalit” in Ushtaraku dhe Materniteti do e

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit të ushqimeve në Spitalin Ushtarak në Tiranë

Documenti më sipër është shpallja fituesit të tenderit me object “shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”, me njëkohëzgjatje prej 3 vitesh. Firm “Dajti Park 2007” ka ofruar 125 million lekë pa TVSH.

Fituesi është shpallur më datë 10 tetor 2025, ndërkohë që në një një diëjtë e njëjta firmë ka marrë të tjera tjera tjera po nga shteti, për njër njër object tëngjashëm.

“Supën e spitalit” in Ushtaraku dhe Materniteti do e

Faksimile: Në datën 10 tetor, Dajti Park është shpallur fituesi i tenderit të ushqimeve në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë

Arlinda Poqaj, drejtore e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, firmos çdo muaj dhjetëra tendera me vlera marramendëse, por ajo që bie në sy është përsëritja e emrave që përfitojnë: të njëjtët “operatorë ekonomikë”, të njëjtët të lidhur me pushtetin vendor e qendror.

Në këtë rast, përfituesit janë dy familje të lidhura me strukturat socialiste në Tiranë, që në të kaluarën kanë drejtuar edhe njësitë administrative të zonës Dajt dhe kanë marrë pjesë në tendera publikë për bashkinë, burgjet dhe tani  spitalet.

Burime nga brenda ABP-së pohojnë për Publik.al se tenderët janë “përgatitur me kushte të personalizuara”, me specifikime që i përshtaten vetëm firmës “Dajti Park 2007”.

Një proces i mbyllur, i diktuar nga “rendi politik”, jo nga konkurrenca e tregut.

Bilancet që s’kanë aromë groshë, por eurosh

Në bilancin e vitit 2024, kompania ka raportuar një fitim 33,300,051 lekë, rreth 330 mijë euro, të shpërndarë tërësisht si dividend për ortakët.

Një fitim që pasqyron qartë sesi “ushqimi publik” është kthyer në një biznes privat të artë.

Nga supa e spitalit, në konto bankare.

Drejtësia dhe qoket që e ushqejnë

Historia e “Dajti Park” është më shumë se një skandal tenderash; është simptomë e një sistemi ku korrupsioni nuk fshihet më, por thjesht rikomandohet me emër të ri.

Arlinda Poqaj, në vend që të mbrojë transparencën, po i shërben modelit të “tenderit të besuar”  ku dokumentet janë formale, por përfituesit të paracaktuar.

E ndërsa qeveria predikon “efikasitet dhe centralizim”, tenderat e përqendruar po shndërrohen në monopole ushqimi politik.

Në një shtet që i gatuan korrupsionit në kuzhinën publike, nuk është çudi që supa del gjithmonë e kripur  me taksat e qytetarëve.

Në fund, një pyetje për zonjën Poqaj:

Nëse një kompani e dënuar për ushqimin e të burgosurve meriton të ushqejë pacientët në spital, çfarë meriton drejtësia që ushqehet me tendera të tillë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.