E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Armiku do të marrë qytetin”, Vitali Kliçko mesazh ukrainasve: Së bashku do të mbijetojmë
Lajme

“Armiku do të marrë qytetin”, Vitali Kliçko mesazh ukrainasve: Së bashku do të mbijetojmë

Ish kampioni i botës në boks, por dhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko është bashkuar ushtrisë së Ukrainës për të mbrojtur vendin ndaj pushtimit rus. Në një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai ka dhënë një mesazh për popullin e tij.

“Të dashur miq! Situata jonë është e komplikuar. Armiku është në dalje të kryeqytetit. Forcat tona të armatosura po luftojnë heroikisht për vendin tonë. Jemi përgatitur që të mbrojmë Kievin. Janë vendosur barrikada dhe postblloqe në qytet. I kujtoj njerëzve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos dalin kur nuk është e nevojshme. Jini në strehime kur bie alarmi. Transporti publik është i limituar deri në orën 19:00.”

“Duke filluar që në orën 20:00, do të ndalohet lëvizja. Vetëm mjetet me leje speciale nga ushtria do të lejohet të lëvizë nëpër Kiev. Mbyllja zgjat deri në orën 7 të mëngjesit. Situata është kritike. Armiku do të marrë zemrën e qytetit, por ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi.”

“Dua të falënderoj forcat e armatosura. Të dashur njerëz, mos t’ju zërë paniku. E ardhmja e popullit tonë do të jetë vetëm me njerëz të fortë, me patriotë të vërtetë. Me ata që po e tregojnë tani karakterin e tyre. Së bashku do të mbijetojmë. Rroftë Ukraina!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.