E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestime masive në Elbasan, policia zbardh detajet (Emrat)
Flash

Arrestime masive në Elbasan, policia zbardh detajet (Emrat)

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 14 persona në një lokal në Bradashesh, gjatë një operacioni të koordinuar që çoi në sekuestrimin e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe sendeve të rrezikshme. Gjatë kontrolleve në ambientet përreth, forcat e rendit gjetën 3 pistoleta, municion luftarak, një elektroshot, radio policie, jelek të mbishkruar me fjalën “Policia”, si dhe sende të tjera që mund të shërbenin për të ngatërruar hetimet.

Personat e arrestuar kanë precedentë të theksuar penalë, kryesisht për krime kundër personit dhe trafikim narkotikësh, dhe konsiderohen individë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndër të arrestuarit janë:

Endri Doda, 43 vjeç – për armëmbajtje pa leje

Ervin Cani, 35 vjeç – për armëmbajtje pa leje

Akil Kertusha, 39 vjeç – për armëmbajtje pa leje

Blerim Heta, 39 vjeç – për kundërshtim të policisë

Egi Çaushi, 32 vjeç – për kundërshtim të policisë

Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – për kundërshtim të policisë

B.Ç, 52 vjeç – për kundërshtim të policisë (pronari i kompanisë hidrosanitare Delta)

Hanson Mullahi, 25 vjeç – për kundërshtim të policisë

Stefan Mehmeti, 46 vjeç – për kundërshtim të policisë

Ergys Tusha, 39 vjeç – për kundërshtim të policisë

Jurgers Mullahi, 30 vjeç – për kundërshtim të policisë

Ky aksion vjen pas një hetimi të thelluar, ndërkohë që policia ka sekuestruar gjithashtu 4 automjete, 13 celularë dhe një DVR, që mund të shërbejnë për hetime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.