E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, kapet 31-vjeçari në Elbasan
Lajme

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, kapet 31-vjeçari në Elbasan

Një rast i dyshuar i ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit është goditur në qarkun e Elbasanit, në kuadër të operacionit policor “Rrjeta 2”.

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të cilët kanë arrestuar një 31-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër person, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Elbasan-Peqin, efektivët kanë ndaluar një automjet në të cilin udhëtonte shtetasi A. A., 31 vjeç. Brenda makinës janë gjetur shtatë shtetas të huaj nga vende të treta.

Sipas verifikimeve të kryera nga policia, personat që ndodheshin në automjet dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar dhe po transportoheshin nga 31-vjeçari.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj ishte në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç. Për këtë arsye, ai është shpallur në kërkim si person i dyshuar për bashkëpunim në aktivitetin e paligjshëm.

Automjeti është sekuestruar nga policia dhe do të shërbejë si provë materiale në kuadër të hetimeve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të mekanizmit të transportimit të shtetasve të huaj, kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe verifikimin e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.